Krasniqi uron ShBA-të për 4 Korrikun: Shtylla e lirisë sonë dhe mik i përhershëm i Kosovës

04 korrik 2025 | 14:08

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka uruar Shtetet e Bashkuara të Amerikës me rastin e Ditës së Pavarësisë, duke e cilësuar ShBA-në si një mik të madh dhe aleat të vërtetë të Kosovës.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në “Facebook”, Krasniqi tha se për Kosovën dhe popullin e saj, ShBA është më shumë se partner – është shtylla e lirisë dhe modeli i demokracisë.

“Sot festojmë bashkë me një mik të madh. Një aleat të vërtetë. Një shtet që na doli krah në ditët më të vështira dhe ishte me ne në ditët më të mira. Për Kosovën dhe popullin tonë, SHBA është më shumë se partner. Është shtylla e lirisë sonë dhe shembulli më i mirë i demokracisë që frymëzon çdo ditë popujt e lirë. Kosova është mirënjohëse. PDK është krenare për këtë miqësi – dhe e vendosur ta thellojë më tej – vit pas viti. Urime SHBA! Urime të gjithë qytetarëve amerikanë, në Kosovë dhe kudo në botë! Gëzuar 4 Korriku! ”, ka shkruar Krasniqi.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas përfundimit të edicionit të dytë të spektaklit “Ferma VIP”,…