
Krasniqi: Veprimtaria e Fehmi Aganit do të mbetet përgjithmonë në historinë e Kosovës
06 maj 2024
| 14:48
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka përkujtuar akademikun, Fehmi Aganin në 25-vjetorin e vrasjes së tij.
Krasniqi është shprehur se veprimtaria atdhetare dhe intelektuale e Aganit në kuadër të lëvizjes politike për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, do të mbetet përgjithmonë në histori.
“Sot, kujtojmë me nderim akademik Fehmi Aganin, i cili 25 vjet më parë u vra nga regjimi kriminal i Milloshevqit. Veprimtaria e tij atdhetare dhe intelektuale në kuadër të lëvizjes politike për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, do të mbetet përgjithmonë në historinë e vendit tonë. I përjetshëm është respekti për veprën dhe kontributin e Profesor Aganit!”, ka shkruar Krasniqi në “Facebook”.