
Krasniqi vlerëson angazhimin e OSBE-së në forcimin e institucioneve demokratike
24 qershor 2025
| 16:33
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka pritur në takim shefin e ri të Misionit të OSBE-së në Kosovë, diplomatin britanik, Gerard McGurk.
“E mirëprita në fillimin e misionit të tij në Kosovë dhe biseduam për zhvillimet aktuale politike dhe shoqërore në vend. Vlerësova angazhimin e OSBE-së në forcimin e institucioneve demokratike dhe sundimit të ligjit. Duke qenë i bindur se bashkë do të kemi bashkëpunim tejet të mirë – ambasadorit McGurk i urova suksese në detyrën e tij të re në vendin tonë”, ka shkruar Krasniqi në “Facebook”.