Krasniqi: Votuam për të ardhmen që Prishtina e meriton

12 tetor 2025 | 10:23

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka ushtruar të drejtën e tij të votës sot në Prishtinë, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij.

Pasi hodhi votën, Krasniqi tha se “sapo votuam, jo vetëm për të kryer një obligim qytetar, por edhe për të dhënë drejtimin që Prishtina e meriton.”

Ai u bëri thirrje qytetarëve që të dalin në mënyrë masive në votime: “Unë i ftoj të gjithë qytetarët e Prishtinës, e gjithë Kosovës, që të votojnë masivisht – sepse katër vite janë me të vërtetë shumë, dhe verdikti i tyre duhet të jetë ai që vendos për të ardhmen e tyre, për një jetë më të mirë.”

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani bashkë me bashkëshortin Prindon Sadriu,…