Krasniqi: Vuçiqi po bëhet gati për luftë, ndërsa tërë kohën po flet për paqe

27 shkurt 2024 | 14:00

Profesori universitar, Milazim Krasniqi, ka thënë se presidenti serb, Aleksandër Vuçiq po bëhet gati për luftë, ndërsa tërë kohën flet për paqe.

Krasniqi ka thënë se BE-ja po u beson fjalëve dhe të tij, dhe nuk dëshiron t’i shoh veprimet.

“Madje as sulmin terrorist në Banjskë sikur nuk e ka parë. Nëse nuk është fjala për një dioptri daltoniste, atëherë mund të jetë fjala për një plan okult për ta rikthyer Serbinë në Kosovë”, ka shkruar Krasniqi në “Facebook”.

Në fund, Krasniqi ka thënë se zbatimi i planit, po fillon me dinarin.

“Janë ba pishman mbi pavarësinë e saj. Zbatimi i planit po fillon me dinarin”, ka shkruar Krasniqi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka bërë me dije se…