
Krejt dhe drejt në kurs konfrontimi me ShBA-të dhe BE-në. Kush?
Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Muhamet Hamiti, ka reaguar ndaj situatës së përgjithshme politike në vend.
Ai ka shkruar në “Facebook” se “Krejt dhe drejt në kurs konfrontimi me ShBA-të dhe BE-në. Kush?”
Hamiti ka thënë se Kosova që drejtues në politikë të jashtme i ka sot presidenten Osmani, kryeministrin Kurti dhe zëvendëskryeministrat Bislimi dhe Gërvalla-Schwarz për fajin e tyre – dhe këta flasin me një zë – Kosova është nën sanksione ndërkombëtare të atyre që protagonistët tanë arrogantë i quajnë ‘tigra prej letre’ dhe ‘naivë’.
“Merreni me mend, ‘tigër prej letre’ BE-ja, ‘naiv’ Sekretari Amerikan i Shtetit! Me këso gjuhe flasin pushtetarët tanë në emër të Kosovës. Vuajtësit e sanksioneve, qytetarët e Republikës së Kosovës, e kanë mundësinë që në zgjedhjet nacionale të radhës t’i sanksionojnë drejtuesit e vet të papërgjegjshëm. Për të mirën e vet, sa më herët, aq më mirë”, ka shkruar Hamiti.