Kremlini i përgjigjet Trumpit: Interesat kombëtare mbi gjithçka

06 maj 2025 | 15:40

Pas një komenti të presidentit të ShBA-së Donald Trump, i cili sugjeroi se pas rënies së fundit të çmimeve të naftës Putini mund të jetë me i prirur për të zgjidhur konfliktin në Ukrainë, ka ardhur edhe përgjigja e Kremlinit.

Zëdhënësi Dmitry Peskov, tha se çmimet e naftës kanë rol vendimtar në buxhetin e Rusisë dhe ekonominë ruse, megjithatë interesat kombëtare ruse janë mbi gjithçka.

“Çmimet e naftës nuk mund të jenë një faktor që mund të ndikojë në qëndrimin e Rusisë ndaj interesave të saj kombëtare”, u shpreh Peskov duke shtuar se “interesat kombëtare të Rusisë janë mbi të gjitha, mbi çdo çmim nafte”.

Tutje sipas Reuters, Peskov deklaroi se po punonte me OPEC+ për të siguruar që çmimet të mbeteshin në një nivel optimal.

Ndërkohë, i pyetur për përpjekjet për të gjetur një zgjidhje për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë, Peskov tha se puna po vazhdonte me Shtetet e Bashkuara.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Administrata Tatimore e Kosovës ua ka rikujtuar të gjithë personave…