Krenar për vëllezërit e mi!

20 tetor 2025 | 13:17

Shkruan: Behgjet Pacolli

Ne e dimë mirë se mirëqenia e vërtetë fitohet vetëm me punë të ndershme dhe përkushtim. Ajo që fitohet me djersë është e qëndrueshme, e patjetërsueshme dhe të jep qetësi shpirtërore – pavarësisht se gjithmonë do të ketë bukëpërbuzës apo keqdashës që përpiqen t’i japin një konotacion tjetër.

…e  për gjobëvënësit…

Ndonjëherë është për të qeshur kur sheh një “ushtri” të tërë llafazanësh e keqbërësish që mundohen të ngjiten si rriqra pas trupit.

Akoma më shumë më argëtojnë ata të paditur që përpiqen të analizojnë kontrata ndërkombëtare për termat e të cilave as nuk kanë dëgjuar ndonjëherë.

Ju që po mundoheni të tregoni sikur dini diçka, merreni atë kontratë (100 milionëshit) dhe konsultohuni me ndonjë kompani ndërkombëtare auditimi, ose pyesni dikë tjetër kompetent, sepse po turpërohem (kur mundoheni  me e komentuar atë) me nivelin e inteligjencës suaj

…e për dashamirët…

Ata le të shkarravisin sa të duan!

Ne kemi një mision më të madh: të vazhdojmë traditën e trashëguar nga baballarët tanë, ta përcjellim te gjeneratat e reja, të respektojmë miqtë, të shijojmë arritjet tona dhe të mbrojmë atë që kemi fituar me mund e sakrificë.

…sa punojmë ne, ju tregoj miqve të mi…

Mbrëmë, në të njëjtën orë të natës, ne katër vëllezërit po fluturonim njëkohësisht në drejtime të ndryshme të botës:

  • Unë nga Lugano/ Prishtina për në Bagdad,
  • Emini nga Ulaan Bator/ Seul për në Tiranë,
  • Afrimi nga Astana/ Istanbul për në Prishtinë,
  • Selimi nga Mombasa / Addis Ababa për në Milano.

Vetëm vazhdoni, Zoti i bekoftë  njerëzit e mirë, Zoti i bekoftë vëllezërit e mi!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-lojtari i Real Madridit dhe Feyenoordit, Royston Drenthe është shtruar…