Krenare Sogojeva-Dermaku zgjedhet komisionere për Informim dhe Privatësi

17 qershor 2021 | 19:23

Krenare Sogojeva-Dermaku është zgjedhur komisionere e Agjencisë për Informim dhe Privatësi, duke siguruar votat e nevojshme në Kuvendin e Kosovës.

Sogojeva-Dermaku mori 65 vota nga 72 deputetë që ishin të pranishëm në seance.

Deputetët e opozitës kanë kërkuar rikthimin e procesit në pikën zero, por kjo u kundërshtua nga Lëvizja Vetëvendosje e cila tha se “zhurma” e opozitës për këtë proces është e pakuptimtë.

Pasi partitë në pushtet vazhduan me votim, opozita lëshoi sallën në shenjë proteste.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kombëtarja e Belgjikës ka arritur të rikthehet në lojë ndaj…