Krenohet Mourinho: Vetëm unë e mposhta Juventusin

15 mars 2019 | 16:26

Jose Mourinho është gati për t’u rikthyer në sezonin e ri për të drejtuar një skuadër të re. Ai po bën edhe rolin e opinionistit, ndërsa analizat e tij janë gjithmonë interesante. Mou ka folur për “RT”, duke mos i kursyer batutat për bardhezinjtë. Juventusi ka pësuar vetëm një humbje në shtëpi gjatë këtij sezoni. Ishte 7 nëntori i vitit të kaluar, kur Mourinho dhe Manchesteri i tij befasonin në fund vendasit me golat e Matas dhe Bonuccit (autogol).

“Unë mbetem i vetmi, i cili kam fituar në Torino përballë Juventusit në këtë sezon”, ka thënë trajneri portugez. Marrëdhëniet e tij me tifozët bardhezi nuk janë aspak pozitive.

E kaluara e portugezit si interist ndikon, ndërsa tifozët e “Zonjës së Vjetër” ofenduan gjatë gjithë ndeshjes Murinjon. Ky i fundit duroi deri në fund, riktheu rezultatin dhe iu përgjigj atyre me dorën në vesh dhe ironinë në fytyrë.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-ministrja për Dialog Edita Tahiri, në cilësinë e kryetares e…