
Krerët e UÇK-së refuzuan Ombudspersonin e Speciales, Behrami: Ata po trajtohen çnjerëzisht, heshtja jonë është miratim
Ish-krerët e UÇK-së në Hagë kanë refuzuar Ombuspersonin e caktuar nga Gjykata Speciale për t’i vizituar, si pasojë e asaj që ata e vlerësojnë për trajtim çnjerëzor nga ky institucion. Artan Behrami, ish-këshilltar i Hashim Thaçit tha se “heshtj” e qytetarëve dhe institucioneve karshi këtij trajtimi ndaj tyre atje “është miratim”.
“Ky mesazh i krerëve të UÇK-së më shumë vlen për neve si shoqëri e për institucionet e Kosovës, sesa për avokatin i veshur me uniformë të Prokurorisë së Gjykatës Speciale. Heshtja është miratim i trajtimit çnjerëzor të krerëve të UÇK-së nga Gjykata Speciale!”, tha Behrami./Periskopi/
Postimi i plotë:
Ky mesazh i krerëve të UÇK-së më shumë vlen për neve si shoqëri e për institucionet e Kosovës, sesa për avokatin i veshur me uniformë të Prokurorisë së Gjykatës Speciale.
Heshtja është miratim i trajtimit çnjerëzor të krerëve të UÇK-së nga Gjykata Speciale!