Kreshnik Ahmeti sërish zv.ministër i Punëve të Jashtme

13 shkurt 2026 | 20:41

Kreshnik Ahmeti është emëruar sërish zëvendësministër i Punëve të Jashtme dhe Diasporës.

Kështu ka njoftuar zyra e kryeministrit.

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar Kreshnik Ahmetin në pozitën e zëvendësministrit të Punëve të Jashtme dhe Diasporës.

Z. Ahmeti e ka mbajtur këtë pozitë edhe përgjatë mandatit të kaluar.

Kryeministri Kurti e uroi z. Ahmeti për detyrën dhe i dëshiroi suksese në përmbushjen e përgjegjësive të tij” – thuhet në njoftim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Inspektorati Qendror i Mbikqyrjes së Tregut ka sekuestruar mbi 45…