Kreshnik Smajlaj zyrtarizon kandidaturën për Asamblenë Komunale të Prishtinës nën siglën e AAK-së

02 gusht 2025 | 23:43

Biznesmeni Kreshnik Smajlaj ka zyrtarizuar kandidaturën e tij për Asamblenë Komunale të Prishtinës, në kuadër të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), për zgjedhjet lokale që do të mbahen më 12 tetor.

“Prishtina është jeta ime – këtu kam lindur, punoj dhe jetoj. Këtu kam krijuar familjen, zhvilloj biznesin dhe këtu do të jem përherë. Prandaj ndjej obligimin të jap më shumë për qytetin tim, si zë i qytetarëve në Asamble,” ka deklaruar Smajlaj.

I njohur për angazhimin në sektorin privat, ai ka theksuar se, së bashku me kandidatin për kryetar të Prishtinës nga radhët e AAK-së, Bekë Berishën, kanë planifikuar një sërë iniciativash konkrete për zhvillimin e kryeqytetit.

“Na duhet përkrahja juaj,” përfundon ai, duke kërkuar besimin e qytetarëve për të kontribuar në të ardhmen e Prishtinës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kënga “Era” në Sunny Hill, Dugi: Çdokund që shkojmë, Dua…