
“Kosova rrezikon të përfundojë si Palestina” – Kreshnik Spahiu “zbulon” pse SHBA nuk dërgon ambasador në Shqipëri, Kosovë dhe Serbi
Kreshnik Spahiu zbuloi se aktualisht tre vende të rëndësishme të rajonit Ballkanik, përfshi edhe Shqipërinë, janë pa ambasadorë amerikanë.
Dy të tjerat janë Serbia dhe Kosova. Administrata e presidentit Donald Trump duket se e ka larguar vëmendjen nga Ballkani, duke mos e pasur prioritet, por kjo sjell edhe vështirësi gjeopolitike, sidomos për situatën ku ndodhet Kosova.
Ai gjithashtu zbulon dhe shpjegon gabimin që bëri kryeministri Albin Kurti gjatë administratës së ish-presidentit Joe Biden, kur refuzoi projektin franko-gjerman për Kosovën, kurse me administratën Trump gjërat kanë ndryshuar dhe projekti mbetet i panjohur.
Madje Kosova mund të rrezikojë deri edhe si Palestina aktualisht.
“Pse presidenti Trump nuk ka nisur ambasadorë në tre shtete të rajonit aktualisht si Shqipëria, Kosova dhe Serbia? Ballkani aktualisht është jashtë axhendës së SHBA-ve.
A do ketë zgjidhje? Patjetër me kalimin e kohës, sepse nuk mund të zgjasë katër vjet”, tha ai.
Por gjendja aktuale, me distancimin e SHBA-ve, kur Kosovës i nevojitet më shumë, e vështirëson pozicionin politik dhe ushtarak.
Ai shpjegon edhe gabimin e Kurtit.
“Albin Kurti u vonua me projektin e Biden, me projektin franko-gjerman, kur edhe nga miqtë iu kërkua që ta pranonte se ishte më i miri.
Por çfarë rrezikon Kosova? Rrezikon një projekt si me Palestinën, ndryshe nga projekti franko-gjerman, sepse Trump ka një projekt ndryshe nga ai i Biden.
Trump nuk pranon protagonizmin e BE-së. Nuk e dimë këtë projekt, por Kosova pa mbështetjen e SHBA-ve, nga do e marrë ndihmën?
Ndaj mendoj se Kurti gaboi rëndë që nuk pranoi projektin franko-gjerman”, tha Spahiu për Report TV.