Kreu i OBSh-së: Bota duhet të jetë më gati se tash për pandeminë e radhës

08 shtator 2020 | 08:23

Edhe pse muajt e fundit ka qenë shpeshherë në qendër të kritikave për mënyrën sesi e përballoi pandeminë e koronavirusit, OBSh-ja ka lëshuar një tjetër deklaratë tjetër shqetësuese, e cila në këtë kohë kur bota po përballet me Covid-19 do të duhej të ishte më e matur.

Gjatë një deklarate për shtyp nga Gjeneva, kreu i Organizatës Botërore të Shëndetit, Tedros Adhanom Ghebreyesus, u shpreh se kjo nuk do të jetë pandemia e fundit që do të godasë botën dhe për këtë arsye u bëri thirrje qeverive që t’i shtojnë investimet në shëndetin publik.

“Shëndeti publik është themeli i stabilitetit social, ekonomik dhe politik. Pa një sistem shëndetësor të shëndoshë vendet nuk mund t’u përgjigjen si duhet pandemive. Historia ka treguar se pandemitë janë pjesë e jetës. Por, kur të vijë e radhës, bota duhet të jetë gati më shumë se kësaj here”, përfundoi ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Skënder Murtezani, epidemiolog në Nju Jork të Shteteve të Bashkuara…