Kreu i shtetit të Antigua dhe Barbudas arrin në Kosovë, do të marrë pjesë në Forumin për Gratë, Paqen dhe Sigurinë

01 qershor 2025 | 15:20

Me ftesë të presidentes Vjosa Osmani, në Kosovë ka arritur Kreu i shtetit të Antigua dhe Barbudas, guvernatori i përgjithshëm, Sir Rodney Williams dhe Zonja e Parë, Lady Sandra Williams.

Në njoftimin e Presidencës është thënë se guvernatori i përgjithshëm do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Republikën e Kosovës si dhe do të jetë pjesëmarrës i Forumit Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, i organizuar nën udhëheqjen e Presidentes Osmani.

Ai sot do të ketë edhe një takim me shefen e shtetit, Vjosa Osmani.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shtetet e Bashkuara kanë njoftuar se do ta heqin statusin…