Kreu ndërhyrje estetike në…Shuhet influencerja 38-vjeçare!

06 janar 2026 | 12:44

Influencerja dhe nëna e një fëmije, Yulia Burtseva, ka ndërruar jetë në moshën 38-vjeçare pas një ndërhyrjeje estetike të kryer në një klinikë private në Moskë. Sipas mediave ruse, Burtseva pësoi një komplikacion të papritur shëndetësor menjëherë pas injeksioneve të kryera gjatë procedurës, duke humbur jetën pavarësisht përpjekjeve të mjekëve për ta shpëtuar. Raportimet paraprake flasin për një shok anafilaktik si shkak të mundshëm të vdekjes.

Vetëm disa orë para ndërhyrjes, influencerja kishte publikuar një video në rrjetet sociale, ku shfaqej e qetë dhe e buzëqeshur gjatë një mëngjesi në një lokal luksoz të Moskës.

Yulia Burtseva jetonte në Itali së bashku me bashkëshortin italian dhe vajzën e tyre të vogël, ndërsa kishte udhëtuar drejt Rusisë një ditë para operacionit. Ajo ishte e njohur për videot ku promovonte vlerat familjare dhe jetën në një familje ndërkulturore.

Autoritetet ruse kanë nisur një hetim penal për të sqaruar rrethanat e vdekjes. Sipas njoftimeve zyrtare, po sekuestrohen dokumente dhe po kryhen ekspertiza mjeko-ligjore, ndërsa stafi i klinikës mund të përballet me përgjegjësi penale nëse provohet neglizhencë profesionale.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Manchester United ka shpenzuar gati 32 milionë euro për të…