Krijimi i kushteve për një jetesë të sigurt, temë diskutimi mes Krasniqit dhe komandantit të KFOR-it

09 dhjetor 2024 | 15:31

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, është takuar të hënën me komandantit e KFOR-it, Enrico Barduani dhe bashkëpunëtorët e tij.

Gjatë këtij takimi, ata biseduan për zhvillimet rajonal dhe vendore në aspektin e sigurisë si dhe rëndësinë e krijimit të kushteve të nevojshme për qytetarët që të jetojnë të sigurt në secilën pjesë të vendit.

“Në fund të këtij takimi kam shprehur gatishmërinë që të bashkëpunoj me komandantin Barduani, në shërbim të qytetarëve dhe institucioneve tona”, ka shkruar Krasniqi në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka zhvilluar takim lamtumirës…