Krimi në Austri: Lea e vrarë varroset në Graz, jo në Viti

11 qershor 2025 | 22:17

Kur kësaj shtëpie do t’i hiqet dryri, do ta ketë një banore më pak se kur ishte mbyllur.

Familja 5-anëtarëshe Bajrami nga Tërpeza e Vitisë, e humbi vajzën Lean në Grac të Austrisë ku këta jetojnë për një kohë të gjatë.

15-vjeçarja u vra bashkë me nëntë të tjerë brenda një shkolle, kur një ish-nxënës i këtij institucioni shtiu me armë në ta, para se ta vriste edhe veten. Edhe shumë të tjerë u plagosën, në incidentin që ndodhi pasditen e së hënës.

Për ta ngushëlluar familjen e ngushtë të Leas, të mërkurën për Austri udhëtuan edhe familjare të tjerë. Ata i thanë Klanit se e kanë vizituar edhe trupin e viktimës por nuk dihet ende data e varrimit.

Ndërkohë, jo vetëm Terpeza por e gjithë Vitia është në ditë zie. Kjo sepse vetëm në dy ditët paraprake, e humbën jetën edhe dy të rinj, Ideal Talabaku e David Haxhiu.

Veçse rasti I Leas kryetari i komunës Sokol Haliti tha se i ka tronditur të gjithë.

Gjatë të mërkurës, me vendim të Haliti,  flamujt e institucioneve komunale u ulën në gjysmështizë dhe u pezulluan të gjitha aktivitet kulturore, sportive e festive.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Fatmir Limaj, është deklaruar i prerë sa i përket pozicionit…