Krimi në Krushë të Madhe, një nga krimet më të rënda të shtetit të Serbisë

26 mars 2020 | 10:22

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka kujtuar sot masakrën në Krushë të Madhe që ndodhi 21 vjet më parë, duke shtuar se ende autorët nuk kanë dalë para drejtësisë. Ai ka treguar se për tri ditë me radhë forcat serbe vranë dhe masakruan qindra banorë të pafajshëm, duke shkaktuar plagë të pashërueshme deri më sot.

“Në Krushë të Madhe, para 21 vjetëve, për tri ditë me radhë forcat serbe vranë dhe masakruan qindra banorë të pafajshëm, duke shkaktuar plagë të pashërueshme deri më sot. Edhe pas dy dekadash autorët e krimeve, tokës së djegur, masakrave gjithandej Kosovës, gjenocidit dhe dëbimit masiv të popullatës shqiptare, nuk u vunë para drejtësisë, as vendore e as ndërkombëtare. Krimi në Krushë të Madhe hyn në radhën e krimeve më të rënda të shtetit të Serbisë”, ka shkruar Thaçi në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rrëzimi i Qeverisë së Kosovës me mocionin e mosbesimit në…