
Kriset përfundimisht miqësia mes Eglit dhe Fifit? Dy këngëtaret nuk ndiqen më në rrjete sociale
19 gusht 2025
| 15:00
Miqësia mes këngëtareve Fifi dhe Egli, që deri dje dukej e fortë dhe e sinqertë, ka marrë një kthesë të papritur. Të dyja nuk e ndjekin më njëra-tjetrën në Instagram, gjë që ka ngjallur reagime dhe komente nga fansat.
Ende nuk dihen arsyet që i kanë çuar këngëtaret në këtë vendim, por ndjekësit nuk e kanë pritur mirë këtë veprim, duke shprehur zhgënjimin e tyre në rrjete sociale.
Kujtojmë se Fifi dhe Egli sollën një bashkëpunim muzikor që u prit me shumë sukses nga publiku, duke forcuar imazhin e tyre si një dyshe artistike premtuese.