Kristjan Asllani: Jam i lumtur te Torino

15 tetor 2025 | 16:11

Mesfushori i Kombëtares së Shqipërisë, Kristjan Asllani ka bërë një intervistë në lidhje me skuadrën e tij, Torino.

Asllani u shpreh tejet i lumtur te skuadra e tij e re, shkruan Indeksonline

“Jam i lumtur në Torino. E doja vërtet këtë dhe është shumë e rëndësishme që jam këtu.

“Qëndrimi në Inter nuk ishte i duhur. Kisha vështirësitë e mia atje. Nëse të tjerët luanin gjithmonë, do të thotë se unë isha shumë inferior ndaj tyre. Por, jam i lumtur me rrugën që kam ndjekur. Tani më takon mua të jap gjithçka nga vetja”, u shpreh Asllani

Kujtojmë që mesfushori shqiptar u transferua te Torino nga Interi, por vetëm në formë huazimi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Anglia u bë përfaqësuesja e parë nga Europa, që siguron…