Kritika e fortë e Kica-Xhelilit për VV-në: Po silleni si hipokritë, bllokues dhe të papërgjegjshëm

01 maj 2025 | 21:54

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ashpër ndaj tentativës për të ndryshuar mënyrën e votimit nga e hapur në të fshehtë gjatë procesit për zgjedhjen e Kryetarit të Kuvendit.

Ajo thekson se një veprim i tillë është në kundërshtim me Rregulloren e Kuvendit dhe praktikat parlamentare, duke e cilësuar pushtetin si “hipokrit, bllokues dhe të papërgjegjshëm”.

E plotë:

JO – nuk kanë të drejtë t’a ndryshojnë formën e votimit nga e hapura në të fshehtë, në MES të procesit. Praktika parlamentare nuk e legjitimon këtë.
Referenca e Kushtetutës në Rregulloren e Kuvendit është një kërkesë imperative, e cila bën që Rregullorja e Kuvendit të ketë fuqi normative. Ajo nuk është vetëm një akt i brendshëm, por një normë ndihmëse kushtetuese për procedurën e zgjedhjes së Kryetarit.

Se Rregullorja e Kuvendit përcakton standardin e mekanizmave procedural e ka konfirmuar vet Gjykata Kushtetuese pikërisht në lëndën në të cilën po thirret pushteti.

Më saktë, paragrafi 106 po aty, qartëson se derisa Kushtetuta shërben për krijimin e bazamentit strukturorë, Rregullorja e Punës shërben si mekanizëm procedural për implementimin e dispozitave kushtetuese – që nënkupton përcaktimin e formës së votimit.

E Rregullorja e Punës e Kuvendit të Kosovës – e aq më shumë praktika parlamentare, nuk lejon ndryshimin arbitrar të metodës së votimit pas fillimit të procesit të votimit.

E kur e mendon – ju po thirreni në praktikë të Gjykatës Kushtetuese a?

Po silleni si hipokritë, bllokues, propagandues dhe plotësisht të papërgjegjshëm.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pranë rrugës së re që të çon nga Shëngjini në…