KRITIKË E ASHPËR NË 50-VJETORIN: Sponsori Shaqir Palushi “shpërthen” ndaj KB Golden Eagle Ylli

14 shkurt 2026 | 22:16

Njëri ndër sponsorët kryesorë të KB Golden Eagle Ylli, Shaqir Palushi, ka shprehur publikisht zhgënjimin e tij të thellë ndaj paraqitjeve dhe rezultateve të skuadrës.

Si mbështetës për më shumë se një dekadë i klubit nga Suhareka, Palushi theksoi se nuk mund ta fsheh më pakënaqësinë ndaj lojtarëve, trajnerit dhe ekipit në përgjithësi.

“Ky është ekipi me buxhetin gati më të lartë në Superligë, por me rezultate pothuajse më të dobëta. Ky rezultat nuk përfaqëson potencialin e skuadrës, e aq më pak në 50-vjetorin e klubit”, është shprehur ai.

Sipas tij, nëse mungon vullneti për lojë dhe sukses, atëherë duhet të ketë vullnet për t’u hapur rrugë atyre që janë të gatshëm të japin gjithçka për fanellën e Yllit.

Palushi ka theksuar gjithashtu se zhgënjimi i tifozëve dhe i sponsorëve të shumtë nuk mund të tolerohet më, duke shtuar se qyteti dhe tifogrupi “Xhebrailat” meritojnë më shumë nga kjo skuadër.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Edi Rama pritet të vizitojë Prishtinën në fillim të javës…