
Kritikoi kushtet në shkollë publike – Presidentja Osmani paguan rreth 15 mijë euro në vit për shkollimin fillor të vajzave të saj
10 shtator 2025
| 20:30
Shkollimin fillor të vajzave, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, po e paguan hiç më pak se rreth 15 mijë euro në vit.
Tabela e çmimeve është e paraqitur në uebsajtin zyrtar të kësaj shkolle.
6 mijë e 200 euro kushton viti shkollor për filloristë.
320 euro kushtojnë shujtat e ushqimit.
Të mbledhura rrumbullakësohen në 13 mijë euro.
Shto këtu “kostot shtesë” të provimeve, dhe depozitat nga 500 euro për nxënës: rrumbullakësohen në 15 mijë euro.
Linku për të parë çmimet e plota të shkollimit në UEBFAQEN ZYRTARE.