
Kritikut të Putinit i fusin helm edhe në shtëpi
09 shtator 2020
| 08:08
Tre aktivistë të lidhur me kryeopozitarin e Kremlinit, Alexei Navalny, janë sulmuar në selinë e tyre në Siberi. Sipas raportimeve të TgCom24, policia pretendon se shishja e hedhur në ndërtesë përmbante një ilaç të përdorur nga mjekësia veterinare si antiseptik dhe anti-inflamator.
Të tre të lënduarit u shtruan në spital dhe pas disa orësh dolën për t’u mjekuar në shtëpi.
Para pak kohësh edhe vetë Aleksei Navalny u helmua teksa ishte duke udhëtuar me avion nga Siberia për në Moskë.