
Krivanjeva rikthehet te Gjilani
25 qershor 2025
| 15:37
Skuadra e Gjilanit ka njoftuar se e ka rikthyer në radhët e saj mbrojtësin Besart Krivanjeva. “Gjilani njofton opinionin se ka rikthyer në shtëpi Besart Krivanjevën, duke nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi deri në verën e vitit 2027”, thuhet në njoftimin e klubit në “Facebook’.
Futbollisti nga Struga më parë kishte luajtur për të Kuqtë në sezonin 2022-2023.