Kriza e portierëve në Gjermani, lëndimi i Ter Stegen hap derën për rikthimin e Neuerit

25 gusht 2025 | 11:37

Lëndimi në shpinë i Marc-Andre ter Stegen (33-vjeçar) do ta mbajë jashtë fushave për disa muaj dhe në Gjermani ekziston frikë se gjendja e tij fizike mund të bëhet problem në prag të Kupës së Botës së verës së ardhshme.

Trajneri i kombëtares, Julian Nagelsmann, pas operacionit të portierit të Barcelonës ka theksuar: “Duhet të jetë numri 1 në klubin e tij që të luajë titullar në Botëror”. Duke rihapur kështu diskutimin për një rikthim të Manuel Neuer. Ky i fundit verën e kaluar shpalli tërheqjen nga kombëtarja pas 15 vitesh si titullar i padiskutueshëm. Skenari i një rikthimi të Neuer nuk përjashtohet më dhe po shihet gjithnjë e më shumë si opsion serioz. Hermann Gerland, trajner i njohur dhe ish-asistent i Bayernit për shumë vite, në një intervistë për ZDF ka thënë se rikthimi i Neuer është zgjidhja më e mirë: “Manuel Neuer do të luajë edhe disa vite. Dhe nëse Gjermania do të arrijë diçka, Nagelsmann duhet të aktivizojë më të mirin. Ai është Neuer”. Gerland gjithashtu lavdëroi Hansi Flick-un, me të cilin punoi te Bayerni (2019–2021) dhe më pas në kombëtare si skaut: “Hansi ishte fantastik, si profesionalisht ashtu edhe si njeri. Trajtonte këdo me respekt, shpjegonte pse dikush nuk luante dhe mbetet në nivelin më të lartë”.

Tekniku zbuloi edhe një ftesë të Flick për të vizituar Barcelonën dhe La Masia, por shtoi me humor: “Pas 55 vitesh në bankina, kam kursyer pak, ndaj mund ta paguaj vetë udhëtimin”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nënkryetari i Degës së PDK-së në Zvicër, Adhurim Krasniqi, së…