Kriza energjetike kaplon Kosovën: Sharri mbetet katër orë pa rrymë, aktivizohen gjeneratorët

26 dhjetor 2025 | 14:32

Reduktimet e energjisë elektrike kanë nisur të marrin përmasa shqetësuese në nivel vendi. Pas komunave si Malisheva, Rahoveci dhe Deçani, tashmë edhe komuna e Dragashit po përballet me ndërprerje të energjisë elektrike pa paralajmërim.

Në këtë komunë, zona e Sharr-it ka mbetur pa furnizim me rrymë për rreth katër orë. Pronari i kompanisë MEKA, Burim Piraj, ka njoftuar përmes një postimi në rrjetet sociale se energjia elektrike është ndërprerë në orën 09:45 dhe është rikthyer vetëm rreth orës 13:20.

Lidhur me këtë situatë, gazeta “Epoka e Re” ka kontaktuar Pirajn, i cili ka shprehur shqetësimin e tij për reduktimet e pa paralajmëruara të energjisë. Ai ka theksuar se mungesa e njoftimeve po vështirëson funksionimin normal të bizneseve.

“Nuk kemi rrymë, por fatmirësisht i kemi gjeneratorët”, ka deklaruar Piraj, duke shtuar se jo të gjitha bizneset kanë mundësi të tilla për t’u përballur me ndërprerjet e shpeshta.

Situata aktuale ka ngritur shqetësime për ndikimin që kriza energjetike mund të ketë në ekonomi dhe jetën e përditshme të qytetarëve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lediana, vajza e këngëtares Fjolla Morina, ka ndarë me ndjekësit…