Kriza politike në Kosovë, më e rëndë se pandemia

28 prill 2020 | 16:14

Alenaca Kosovare e Bizneseve (AKB) vlerëson se kriza politike në vend është bërë më e rend se pandemia për ekonominë dhe biznesin kosovar duke humb fuqinë konsumuese dhe përformancën financiare.

Qeveria në detyre nuk ka fuqi dhe strategji për të marr vendime të madhe për tejkalimin e krizës ekonomike.

Sot, kur jo me shume se 40% të bizneseve vendore janë aktive dhe atë jo në kushte normale vendi rrezikon të futet në situatë të rend sociale pasi qe të hyrat nga të gjitha vijat bugjetore kanë rënie drastike në investimet e huaja, remitenca, si dhe donatoret dhe institucionet financiare ndërkombëtare po hezitojnë të mbështetin Kosovën pa qeveri funksionale e cila nuk mund as një ligji të kalon në parlament për të cilën shume projekte mbështetëse për Kosovën duhen të kalojnë për mes Kuvendit.

Pandemia mund t’i ketë prek rreth 1000 veta në vend por varfëria dhe kriza i ka prek rreth 2 milion kosovar pa dallim race apo përcaktimi fetar e politik.

Qeveria aktuale pa fuqi për të kryesuar shtetin kurse opozita me vështirësi për të marr në udhëheqje shtetin.

Kjo situatë e krijuar po e shkatrrën ekonominë biznesin dhe ndjenjat qytetare për këtë elitë politike.

Vetëm një qeveri dhe parlament funksional mund të shpëtojnë ekonomin nga kriza që e prek Kosovën, thuhet në deklaratën e Aleancës Kosovare të Biznesit e udhëhequr nga Agim Shahini.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Behxhet Sh. SHALA - BAJGORA Tokë e ujitur me…