KRM “Uniteti” edhe pse s’e ka në kompetencë, zbraz kontejnerët e mbeturinave në fshatin Çabër të Zubin Potokut

24 dhjetor 2022 | 21:51

KRM “Uniteti” ka zbrazur sot kontejnerët e mbeturinave në Çabër të Zubin Potokut.

Pas situatës së krijuar në veri për dy javë kontejnerët e fshatit të banuar me shqiptarë nuk janë zbrazur nga kompania me seli në Zubin Potok.

KRM “Uniteti” ka thënë se do të vazhdojë ta kryej këtë shërbim derisa kompania përgjegjëse me seli në Zubin Potok.

Postimi i plotë:

•KRM “Uniteti” zbraz kontejnerët e mbeturinave në fshatin Çabër të Zubin Potokut•

Pas situatës së krijuar në komunat veriore me shumicë serbe, banorëve të fshatit Çabër të Zubin Potokut që banohet me shqiptarë nuk i janë zbrazur kontejnerët e mbeturinave prej dy javësh.

Duke parë rëndësinë e madhe që ka menaxhimi i mbeturinave, KRM “Uniteti” sot ka bërë zbrazjen e kontejnerëve, proces të cilin do ta vazhdoj edhe në javët vijuese derisa kompania e menaxhimit të mbeturinave me seli në Zubin Potoku ta kryej shërbimin si më parë për rreth 200 shtëpi sa ka ky fshat.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka uruar qytetarët për festën…