Kroacia bllokon një ngarkesë me pjeshkë nga Shqipëria, rezultuan me përmbajtje të lartë të nikelit

04 shtator 2025 | 08:18

Kroacia ka bllokuar një ngarkesë me pjeshkë të eksportuara nga Shqipëria. Mësohet se frutat kanë rezultuar me përmbajtje të lartë të nikelit.

Duke u cilësuar të dëmshme dhe jashtë standardeve të BE-së, ngarkesa është bllokuar në doganë, gjatë kontrollit të kryer.

istemi i Alarmit të Shpejtë për Ushqimin e njerëzve dhe Kafshëve i themeluar për të siguruar shkëmbimin e informacionit midis vendeve anëtare të Bashkimit Europian për të mbështetur reagimin e shpejtë nga autoritetet e sigurisë ushqimore në rast të rreziqeve për shëndetin publik që vijnë nga zinxhiri ushqimor, tashmë e ka njoftuar në faqen e vet bllokimin e frutave nga Shqipëria.

 

 

Në njoftim, pjeshkët janë shënuar me risk potencial, duke shënuar përkrah edhe Shqipërinë si vend origjine dhe Kroacinë si vend që i ka bllokuar.

Mbetet ende e paqartë se cila është kompania shqiptare që i ka eksportuar ose zonën ku pjeshkët janë prodhuar.

Ndërkaq, kjo është hera e dytë në një hark të shkurtër kohor, që fruta nga Shqipëria bllokohen në vende të BE-së për shkak të kontaminimit. Pak muaj më parë, një ngarkesë me mandarina, u bllokuan nga disa vende të BE-së për shkak të normave të larta të disa pesticideve që ndikonin në zhvillimin e trurit tek fëmijët, çrregullime të sistemit nervor, etj.

Ndonëse bllokimi ka ndodhura në gusht, institucionet shqiptare nuk kanë dalë ende me reagime apo sqarime të mëtesjhme sa i takon produktit dhe pranisë mbi normat e lejuara të nikelit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti Donald Trump ka kërkuar nga Gjykata e Lartë e…