Kroacia i jep një milion euro Shqipërisë

17 shkurt 2020 | 17:50

Në Konferencën e Donatorëve që po mbahet në Bruksel për tërmetin që preku Shqipërinë më 26 nëntor 2019, ka folur edhe Andrej Plenkovic. Kryeministri i Kroacisë, u shpreh se vendi i tij ka dhënë 1 milion euro donacion.

Vendimi u bë publik pak ditë më parë, ndërsa kryeministri e ritheksoi edhe sot. ”Kroacia po organizon Samitin e Zagrebit për të performuar dinamikën institucionale të vendeve fqinje kundrejt integrimit. Qeveria dhuroi 1 mln euro për të rindërtimin në fushën e shëndetësisë”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Partisë Socialdemokrate (PSD), Dardan Molliqaj, ka komentuar vizitën…