Kroacia paraqet armën e re teknologjike, dronin FPV

07 gusht 2025 | 08:45

Ministri kroat i Mbrojtjes, Ivan Anushiq ka shpërndarë në rrjetet sociale një video që tregon veprimin e dronëve FPV kroatë gjatë një stërvitjeje demonstrative në Knin.

Në video shihet një dron që fluturon drejt një objektivi dhe përplaset me të gjersa nga objektivi shpërthen një flakë.

Dronët FPV janë mjete ajrore pa pilot që kontrollohen në mënyrë që piloti të shohë në kohë reale pamjen nga kamera e dronit, sikur të ishte vetë duke fluturuar, raporton index.hr.

“Ushtria kroate dje për herë të parë demonstroi përdorimin e dronëve luftarakë FPV të prodhuar në Kroaci përmes një stërvitjeje të Komandës së Forcave Speciale, ku u tregua shkatërrimi i një pozicioni të fortifikuar armik”, deklaroi Anushiq.

“Bëhet fjalë për një armatim të ri që përbën një hap të madh përpara në modernizimin dhe pajisjen e Forcave të Armatosura me zgjidhje teknologjike të industrisë mbrojtëse kroate”, shtoi ai.

Këta dronë prodhohen nga kompania vendase Orqa ndërsa janë ekspozuar edhe gjatë paradës ushtarake në Zagreb, ku ishin shfaqe disa mjete ushtarake.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, që është në detyrë prej…