Kroacia prezanton pakon e masave ekonomike pas rritjes së çmimit të naftës

23 mars 2026 | 15:09

Kroacia ka prezantuar pakon qeveritare të masave për të mbrojtur familjet dhe ekonominë nga rritja e çmimeve.

Kjo pako vlen 450 milionë euro dhe sjell vazhdimin e rregullimit të çmimeve të karburantit dhe ruajtjen e çmimeve të energjisë elektrike dhe gazit deri më 30 shtator të këtij viti, ka njoftuar kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviq, shkruan “Index.hr”.

Me nëntë paketat e mëparshme, vlera totale e ndërhyrjeve qeveritare që synojnë mbrojtjen e qytetarëve dhe ekonomisë nga rritja e çmimeve që nga viti 2020 arrin në nëntë miliardë euro.

Kryeministri Plenkoviq, ka kujtuar se shkaku i paketës së dhjetë është situata shumë serioze në Lindjen e Mesme, përkatësisht konflikti midis ShBA-së dhe Izraelit me Iranin.

“Rritja agresive dhe e shpejt e çmimit të naftës në rrethana të tilla, prandaj qeveria dëshiron të ruajë sigurinë e furnizimit dhe përballueshmërinë e çmimeve, të ruajë vendet e punës, aktivitetin ekonomik dhe të lehtësojë presionin mbi rritjen e çmimeve sa më shumë që të jetë e mundur, dhe jo vetëm për produktet energjetike’, ka thënë Plenkoviq.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Financave dhe Banka Botërore kanë nënshkruar dy marrëveshje…