
Kroos: Me Ronaldon asgjë nuk ishte e pamundur
17 shkurt 2022
| 13:47
Mesfushori i Real Madridit, Toni Kroos ka folur për ish-bashkëlojtarin, Cristiano Ronaldo.
Dyshja ishin ndër më të mirët në epokën e artë të Real Madridit, ku fitoi tre herë trofeun e Ligës së Kampionëve. Kroos ka thënë se me Ronaldon në fushë asgjë nuk ishte e pamundur.
“Në vitin 2016, humbëm 2-0 ndaj Wolfsburgut në ndeshjen e parë dhe në të dytën shënoi het-trik. Me Cristianon në fushë asgjë nuk ishte e pamundur”, ka deklaruar Kroos. Ndërkohë, Real Madrid në Ligën e Kampionëve dje u mposht nga PSG, derisa Ronaldo me Manchester Unitedin javën tjetër do përballet me Atletico Madridin.