KRPP-ja shpërndan certifikatat themelore profesionale për zyrtarët e prokurimit

22 shkurt 2019 | 15:24

“Besoj shumë se njohuritë e fituara nga ky program, zyrtarët do t’i zbatojnë në institucionet e tyre përkatëse, gjatë kryerjes së prokurimeve publike dhe dhënies së rekomandimeve adekuate, të cilat kanë për qëllim përmirësimin e funksionimit të sistemit të prokurimit në Kosovë” tha Kryetari i KRPP-së Osman Vishaj në fjalën përshëndetëse sot gjatë ceremonisë së shpërndarjes së certifikatave themelore profesionale për prokurim për vitet 2019-2021, ku janë certifikuar 37 zyrtarë të prokurimit.

Ai gjithashtu falënderoi IKAP-in për bashkëpunimin në realizimin e këtij trajnimi dhe theksoi se sipas Ligjit të Prokurimit Publik zyrtarët përgjegjës të prokurimit dhe nëpunësit e prokurimit fillimisht duhet të posedojnë një certifikatë  të vlefshme themelore profesionale për prokurim, në mënyrë që të ju lejohet të marrin përsipër detyrat e tyre.

Po ashtu  edhe përfaqësuesit e USAID-it  dhe IKAP-it gjatë fjalës së tyre premtuan se  edhe gjatë viteve të ardhshme do të ofrojnë mbështetje për programet e trajnimit që KRPP-ja ka në plan për implementim.

Programi themelor profesional i trajnimit ka përfshirë 15 ditë trajnime  për pjesëmarrësit dhe ka qenë i strukturuar në 10 module të trajnimit që kanë përfshirë Ligjin, rregulloret dhe  udhëzuesit për prokurim publik në Kosovë.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), ka publikuar “Indeksin e…