KRU ‘Hidrodrini’: Ka filluar çkyçkja e borxhlinjve, kyçjet ilegale në prokurori

20 shtator 2021 | 14:54

Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit ‘Hidrodrini’ në Pejë ka njoftuar sot se ka filluar zbatimi i çkyçjeve nga sistemi i ujësjellësit për konsumatorët borxhlinj, në tërë zonën e mbulueshmërisë, komunat Pejë, Istog, Klinë, Deçan dhe Junik.

Çkyçjet kanë filluar te ekonomitë biznesore.

Paralelisht këtij aksioni, kjo kompani njofton se po çkyçen edhe lidhjet ilegale në sistem e këto të fundit po dërgohen edhe si raste në prokurori.

“KRU ‘Hidrodrini’ – Pejë njofton konsumatorët e zonës së mbulueshmërisë se ka filluar çkyçjen nga rrjeti i ujësjellësit të borxhlinjve, duke filluar nga ekonomitë biznesore. Ekipet e terrenit paralelisht po bëjnë edhe çkyçjen e lidhjeve ilegale në sistem dhe këta të fundit do ballafaqohen edhe me prokurorinë. Ekipet e terrenit në shoqërim të Policisë, pareshtur po zbatojnë vendimin e mësipërm. Ky aksion veçse ka filluar të jap rezultatet e para duke eliminuar humbjet të cilat me automatizëm po ndikojnë në sasinë e furnizimit për konsumatorë. Uji është jetë, ta paguajmë dhe ta ruajmë, duke e përdorur racionalisht”, ka njoftuar KRU “Hidrodrini”.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kuvendi i Kosovës ka formuar Komisionin ad-hoc për përzgjedhjen e…