KRU ‘Mitrovica’ hap konkurs, shprehin interesim edhe serbët lokalë

22 maj 2025 | 08:26

Kompania Rajonale Ujësjellësi Mitrovica ka hapur konkurs për tri objektet që së fundmi ka marrë nën menaxhim të kompanisë. Kryeshefi ekzekutiv i KUR “Mitrovica”, Bashkim Kurti, në një intervistë ekskluzive për Radio Televizioni e Kosovës bëri të ditur se për konkursin që pritet të punësohen 80 persona. Interesim kanë shprehur edhe serbët e komunave veriore.

KRU “Mitrovica” tanimë ka hapur edhe konkursin për vende të lira pune në njësi operative në tri komuna Mitrovicë e Veriut, Zveçan dhe Zubin Potok”,

Kryeshefi i Kompanisë së Ujësjellësit Rajonal Mitrovica, Bashkim Kurti, ka bërë të ditur se në fazën e parë do të punësohet pjesa teknike e stafit për Komunën e Mitrovicës së Veriut me Zveçan dhe Zubin Potok. Ai tha se javën e ardhshme do të vazhdohet me pjesën tjetër të konkursit, ku do të jetë e përfshirë edhe pjesa e stafit në aspektin komercial: lexuesit e ujëmatësve, kontrollë, faturistët dhe arkëtarët.

“Normalisht prioritet duhet t’u jepet ish kolegëve, nëse mund ti quaj kështu nga Ujësjellësi të cilët veç e kanë përvojën, sidomos pjesa teknike. Përfundimisht kisha rastin pikërisht dje të takoja në korridor palë serbë të interesuar për pozitat në fjalë. Unë besoj se po, interesimi veçse po shihet se është sepse është diçka legale, e rregullt sipas procedurave. Kështu që nuk ka asgjë për të fshehur. Secili prej tyre është shumë i mirëseardhur te ne”, tha kryeshefi i KRU “Mitrovica”.

Kurti thotë se deri tani kompania që ai drejton ka marrë nën menaxhim objektin administrativ në Veri të Mitrovicës, objektin e fabrikës në Zubin Potok dhe pjesërisht objektin e operimit në Zubin Potok.

“Objekti apo njësia ka operuar si njësi e përzier, ujë, kanalizim edhe mirëmbajtje apo pastrim. Pjesa e mirëmbajtjes apo Pastrimit nuk është obligim i joni. Ata vazhdojnë të jenë pronë e komunës edhe obligim i komunës përderisa ujësjellësi dhe kanalizimi kalojnë nën menaxhimin tonë, duke u bazuar në marrëveshjen e 16 janarit”, tha Kurti.

Kryeshefi i Kompanisë së Ujësjellësit Rajonal Mitrovica ka ftuar të gjithë të interesuarit të aplikojnë në këtë konkurs i cili është i hapur deri më 2 qershor. Konkurset janë të publikuara në uebfaqen e kompanisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Janë bërë një javë që kur kompania “Pastrimi” ka ndërprerë shërbimin…