KRU Prishtina bën thirrje për kursim të ujit: Burimet ujore nuk janë të pakufizuara

11 dhjetor 2025 | 08:41

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka bërë një thirrje për përdorim të përgjegjshëm të ujit, duke theksuar se edhe pse çmimi i ujit në Kosovë është i ulët, burimet ujore mbeten të kufizuara.

Në një postim në Facebook, kompania ka rikujtuar se “çmimi i ujit për litër është dukshëm më i ulët se shumica e ushqimeve të zakonshme”, megjithatë kjo nuk duhet të nxisë përdorim të pakontrolluar.

“Burimet ujore nuk janë të pakufizuara, prandaj kursimi dhe përdorimi i përgjegjshëm mbetet shumë i rëndësishëm”, thuhet në njoftim.

KRU Prishtina ka bërë thirrje që qytetarët të kujdesen për këtë resurs të çmuar, veçanërisht në periudhat kur kërkesa për ujë është më e lartë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
KRU “Hidroregjioni Jugor” ka njoftuar se ekipet e Inspektoriatit po…