KRU “Prishtina” dhe Komuna e Fushë Kosovës bashkërendojnë projektet investive

07 korrik 2020 | 16:23

Në vazhdën e takimeve zyrtare në zonën e shërbimit, udhëheqësit e Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Prishtina” sh.a. në përbërje të u.d i kryeshefit ekzekutiv Sokol Xhafa, u.d i zyrtarit kryesor financiar Remzi Llumnica dhe u.d i drejtorit teknik Lumnie Zeka, gjatë ditës së sotme takuan kryetarin e komunës së Fushë Kosovës Burim Berisha me bashkëpunëtorë.

“Gjatë këtij takimi u diskutua për gjendjen e përgjithshme të infrastrukturës aktuale të rrjetit të ujësjellësit, ujërave të zeza, furnizimin me ujë të pijshëm për Komunën e Fushë Kosovës me fshatra, investimet kapitale, planet konkrete të bashkëpunimit, projektet specifike zhvillimore, sfidat dhe vështirësitë me të cilat po përballet KRU “Prishtina” , shkallën e arkëtimit , rritjen e kërkesave për ujië të pijshëm gjatë sezonit të verës dhe marrjen e masave adekuate për menaxhimin sa më të mirë të situatës në terren, etj”, thuhet në njoftimin e KRU “Prishtina”.

Sipas këtij njoftimi, po ashtu u diskutuan edhe shumë plane të tjera konkrete dhe të përbashkëta zhvillimore , si projekti i Impiantit të trajtimit të ujërave të zeza për Prishtinë dhe Fushë Kosovë, projekte konkrete për furnizimin me ujë të pijshëm për fshatin Sllatinë, Bardh i Madh dhe Grabovc.

“Poashtu, si temë kryesore dhe aktuale e këtij takimi të rëndësishëm ishte edhe diskutimi rreth inspektimit të përbashkët ndërinstitucional në identifikimin dhe kontrollimin e kyçjeve ilegale në terren. Ata falënderuan njëri tjetrin për pritjen dhe për mbështetjen e vazhdueshme lidhur me të gjitha projektet dhe investimet në rrjetin e ujësjellësit dhe ujërave të zeza për të gjithë qytetarët e komunës së Fushë Kosovës, duke ritheksuar përkushtimin maksimal të udhëheqjeve të tyre kundrejt bashkëpunimit dhe bashkërendimit të investimeve, në funksion të ngritjes së efiçiencës dhe furnizimit sa më të mirë me ujë të pijshëm”, thuhet në njoftim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj,…