
KRU Prishtina fillon shkyçjet e borxhlinjve me mbi 3 000 euro borxh
20 qershor 2025
| 08:53
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka filluar aksionin e shkyçjes së konsumatorëve borxhlinj, të cilët kanë borxhe të akumuluara mbi shumën 3,000 euro.
Shkyçjet e para janë realizuar në rrugën “Nikollë Ivanaj” në Prishtinë, ku disa konsumatorë janë përballur me ndërprerjen e menjëhershme të shërbimit të furnizimit me ujë.
“Pa pagesë, pa ujë! Mbi 3000 euro borxh sjell shkyqjen e menjëhershme. Vazhdojnë aksionet ditëve në vijim, -përgjegjësia është e secilit”, thuhet në njoftimin e bërë për media.