KRU ”Prishtina”: Kur ti dhuron gjak, ti ke shpëtuar jetë!

05 mars 2021 | 16:25

Gjatë ditës së sotme, U.D. i krye shefit ekzekutiv të KRU ”Prishtina” sh.a., Msc. Sokol Xhafa priti në takim përfaqësuesen e Qendrës Kombëtare të Kosovës për Transfuzionin e Gjakut, znj. Albana Gashi /menaxhere për organizimin dhe promovimin vullnetar të gjakut.

Dhurimi i gjakut është një veprim vullnetar që rrjedhë nga fryma e pastër e solidaritetit. KRU ”Prishtina” sot iu përgjigj pozitivisht dhe vullnetshëm ftesës së kësaj Qendre, në shenjë solidariteti me të gjithë ata pacientë që janë të shtrirë në spitale e që kanë nevojë për gjak.

Gjatë javës së ardhshme, punëtorët e Ujësjellësit të Prishtinës si çdoherë të gatshëm, do të dhurojnë gjak si dhe ata të cilët e kanë kaluar COVID-19 ( Plazma e tyre konvalescente do të shfrytëzohet për pacientët që janë të shtrirë në spitale me COVID-19 ). Ky organizim, inkurajues për secilin prej nesh, do të realizohet në një hapësirë të caktuar të KRU ”Prishtina”.

Një pikë gjaku e dhuruar nga ju, për dikë do të thotë JETË, e jeta është gjëja më e çmuar që ka njeriu.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Aston Martin është njëvendëshja e katërt për Sebastian Vettelin në…