KRU ‘Prishtina’ mohon fryrjen e faktuarve dhe rritjen e çmimeve

03 qershor 2020 | 23:17

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, ka njoftuar se nuk ka fryrje të faturave të ujit e as ngritje të çmimit.

Kjo kompani nëpërmjet një njoftimi për medie, ka kërkuar që qytetarët të paguajnë faturat për faktin se është e vetmja mundësi që kompania të mbijetojë.

Komunikata e plotë e “KRU Prishtina”:

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” me të gjitha kapacitetet e saj, gjatë kohës së pandemisë është treguar tejet me konsideratë në raport me konsumatorin, furnizim me ujë të pijshëm dhe cilësorë 24 orë (pavarësisht rritjes së konsumit), mos aplikim të ndëshkimeve për konsumatorët që nuk kryejnë pagesa të rregullta për ujë e kanalizim ( mos dërgimi i lëndëve te përmbaruesit privat dhe mos aplikimi i shkyçjeve individuale për konsumatorët me borxhe), duke qenë të vetëdijshëm se, uji ka qenë esencial gjatë kësaj periudhe kur pothuajse gjithçka është ndërlidhur me higjienë.

Paralelisht me këtë u kemi bërë thirrje qytetarëve që të realizojnë pagesa të shërbimeve për ujë dhe kanalizim, për vetëm dy arsye, ruajtja e stabilitetit të kompanisë dhe mos lejimi i grumbullimit të borxheve për qytetarët.

Ujësjellësi i Prishtinës nuk ka fryre faturat e ujit në asnjë muaj.
Ujësjellësi, në asnjë mënyrë nuk e ka shfrytëzuar pandeminë për t’i “plaçkitur” qytetarët ( siç kanë potencuar disa banorë të një hyrje banesore në lagjen “ Lakrishte” në njërën nga gazetat / portalet ).
Ata kishin potencuar se shumica e tyre nuk kanë ujëmatës individual dhe faturimi bëhet me ujëmatësin e përbashkët.
Ua kujtojmë se, tarifat për shërbimin me ujë e kanalizim, përcaktohen nga Autoriteti Rregullator i Ujit ARRU, me ç’rast nuk ka ngritje të çmimit.
Poashtu, lexuesit ( inkasantët ) obligim ligjor e kanë leximin e ujëmatësit ( individual apo të përbashkët) , së paku një herë në tre muaj.
Inkurajojmë të gjithë konsumatorët e ndërtesave që kanë vetëm një ujëmatës të përbashkët, të vendosin ujëmatës individual, e më pas të regjistrojnë atë pranë zyrës për konsumatorë të KRU “Prishtina”.
Gjatë periudhës së pandemisë faturimi është bërë mbi bazën e mesatares së konsumit ( shpenzimit) gjatë tre muajve të fundit.

(V.Z / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri në ardhje i Infrastrukturës, Arban Abrashi, lavdëroi Kryeministrin e…