KRU “Prishtina”: Nesër pritet të stabilizohet gjendja e furnizimit me ujë

25 janar 2021 | 22:05

Tri komuna të Kosovës dhe dy lagje të Prishtinës të cilat furnizohen me ujë të pijes nga Kompania e Ujësjellësit Rajonal “Prishtina”,  janë duke u përballur me ndërprerje të ujit që nga vërshimet e rreth dy javëve më parë.

Këto ndërprerja sipas kompanisë janë si pasojë e turbullirës së krijuar nga vërshimet, në kanalin e Ibrit, ndërsa pritet që kjo gjendje emergjente të stabilizohet nesër në mëngjes.

Përmes një komunikate për medie, nga KRU “Prishtina”, kanë njoftuar se drejtoresha teknike dhe ekipe shtesë janë në terren për realizimin e alternativave teknike për furnizim me ujë nga linja tjera.

“Të nderuar konsumatorë të Fushë Kosovës, Drenasit, Obiliqit, lagjes ” Kalabria” në Prishtinë, Lagjes Mati 1, etj., ju që keni ndërprerje uji si pasojë e turbullirës së krijuar në kanalin e Ibrit. Ju njoftojmë se, drejtoresha teknike me ekipe shtesë aktualisht janë në terren për realizimin e alternativave teknike për furnizim me ujë nga linjat e tjera, për zonat që kanë probleme me furnizim. Në anën tjetër, kërkojmë mirëkuptim nga ana juaj, pasi që kjo situatë është krijuar nga reshjet atmosferike kohëve të fundit. Përkushtimi nga ana jonë është i madh, kështu që ju lusim të kuptoni gjendjen e krijuar nga natyra. Jemi në gjendje emergjente pas vërshimeve, por nesër në mëngjes, pritet gradualisht stabilizimi i gjendjes”, thuhet në njoftim.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), njëherësh kandidat…