KRU ‘Prishtina’: Pa kontrata s’ka ujë! (video)
23 mars 2026
| 12:58
Zëdhënësja e KRU “Prishtina”, Arjeta Mjeku, ka folur rreth rrezikut për mungesën e furnizimit të rregullt me ujë.
Për emisionin “Fol me Arin”, Mjeku ka thënë se pa kontrata, konsumatorët do mbesin pa ujë.
“Ne kemi apeluar që të mos hezitojnë të nënshkruajnë kontratën për shërbime”, ka thënë ajo në “Klan Kosova”.
Ndërsa në momentin që kontrata shkon në shtëpinë e konsumatorit, ai/ajo ka kohë deri në 10 ditë për të nënshkruar të njëjtën.



