
KRU “Prishtina” paralajmëron borxhlinjtë
30 korrik 2025
| 08:10
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar konsumatorët që të paguajnë borxhet e grumbulluara.
Në rast të mos pagesës, KRU-ja njofton ndëshkimin me shkyçje nga shërbimi i ujësjellësit.
Përveç shkyçjes, konsumatorëve do t’u dërgohet lënda te përmbaruesi privat.
“S’ka ujë të pijshëm, pa paguar faturat, me përjashtim të rasteve sociale” thuhet në njoftim.