KRU ‘Prishtina’, qytetarëve: Paguajini ujin ose do të shkyçeni

27 prill 2023 | 11:24

Kompania Rajonale e Ujësjellësit (KRU) “Prishtina” u ka bërë thirrje qytetarëve që të paguajnë faturat e ujit.

Në njoftimin e kësaj kompanie është thënë se janë duke vazhduar me shkyçje të konsumatorëve që nuk janë të rregullt në pagesa.

“Ju që nuk jeni pagues të rregullt apo fare, të pagesave për shpenzimin e ujit, me keqardhje ju informojmë që do të shkyçeni nga shërbimet e furnizimit me ujë. Filloni nga sot, sepse ne jemi duke vazhduar intensivisht me shkyçje nga rrjeti i shërbimeve të ujit”.

“Drejtohuni në pikat tona dhe ne kemi lehtësira për kryerjen e obligimeve tuaja financiare. Të pa kompromis ndaj konsumatorëve ilegal dhe atyre që nuk paguajnë për shërbimet e ujit”, është thënë në njoftimin e KRU “Prishtina”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Erling Haaland ka hyrë në histori të Premier Ligës, duke…