Kryebashkiaku i Nju-Jorkut propozon rritje taksash për banorët e pasur

12 shkurt 2026 | 08:14

Kryetari i Bashkisë së Nju-Jorkut, Zohram Mamdani, ka bërë thirrje për një rritje të taksave me dy pikë përqindjeje për banorët e qytetit që fitojnë më shumë se 1 milion dollarë në vit, si dhe një rritje të normës së taksës mbi korporatat të shtetit, siç është propozuar gjatë fushatës së tij zgjedhore.

Kryebashkiaku e bëri këtë deklaratë gjatë një fjalimi në seancën dëgjimore të buxhetit të Senatit të Shtetit të Nju Jorkut mbi buxhetin e vitit 2026.

Sipas tij, deficiti buxhetor i qytetit u ul nga 12 miliardë dollarë në 7 miliardë dollarë falë politikave shtrënguese pa reduktuar shërbimet, pa marrë parasysh llogaritjet e azhurnuara të të ardhurave dhe bonuseve dhe pa përdorur rezervat e vitit aktual.

Kryebashkiaku tha se pavarësisht ngushtimit të hendekut buxhetor, Qyteti i Nju Jorkut është ende në prag të rrezikut: “Unë besoj se qytetarët më të pasur dhe korporatat më fitimprurëse duhet të kontribuojnë pak më shumë në mënyrë që të gjithë të mund të jetojnë një jetë të mirë. Kjo është arsyeja pse, përveç rritjes së normës së taksës mbi korporatat, unë po propozoj një rritje prej 2% të taksës mbi të ardhurat për njujorkezët më të pasur. Një rritje e taksës prej dy pikësh përqindjeje do të mbulonte pothuajse gjysmën e deficitit buxhetor të qytetit.”

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
NATO-ja e ka nisur zyrtarisht misionin Roja e Arktikut, me…