
Kryebashkiaku i Nju-Jorkut takohet sot me Edi Ramën në Tiranë
08 tetor 2025
| 11:26
Kryetari i Bashkisë së Nju-Jorkut, Eric Adams, ndodhet sot në Tiranë për një vizitë zyrtare, ku do të pritet nga kryeministri Edi Rama në orën 12:00 në ambientet e Kryeministrisë.
Takimi vjen në kuadër të forcimit të lidhjeve në mes të Shqipërisë dhe komunitetit shqiptar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si dhe për të nxitur bashkëpunimin institucional me një nga qytetet më të mëdha në botë.